Emrat/ Aksident në Elbasan, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Oct 21, 2019 | 19:47
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Papërr, ku ujanë përplasën dy makina.

36314a92-2a8f-473f-a567-5f4a52fb0c7d

Të plagosur kanë mbetur dy fëmijë, 4 muajsh dhe 4 vjeç, mamaja e fëmijëve, e identifikuar si Matilda Çela, bashkeshorti i saj, Marjus Çela, i cili ishte edhe shoferi i njerit nga automjetet, si dhe Mikel Jolldashi. Te plagosurit jane derguar menjehere ne spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, shtetasi E.Ç.,28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip, “Opel”, me drejtues shtetasin M.Ç., 35 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Ç, dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

0278280c-3cf1-455b-91df-e6f0bbd4b8e2 f07fa4d9-8443-4ad3-ad17-ecf4f513c4af

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura