VIDEO/ Aksident me vdekje në afërsi të Thumanës, makina përplas këmbësorin

Jan 18, 2022 | 18:25
SHPËRNDAJE

Një aksident fatal ka ndodhur në pjesën e segmentit të autostradës Mamurras-Fushë Krujë, në afërsi të Thumanës, ku një person ka humbur jetën.

Viktima nje kembesor ende e paidentifikuar dyshohet se është perplasur nga një mjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë së qarkullimit rrugor. Ndërkohë që ende nuk dihet rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë Krujë, një automjet ka goditur një shtetas këmbësor ende të pa identifikuar ku si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura