Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagosen 3 persona! Dy prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Jun 27, 2022 | 17:22
SHPËRNDAJE

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Markatomaj.
Tre automjete, mes tyre dhe një furgon mallrash janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur 3 persona. Korrespondenti i Panorama.al raporton se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura