Aksident i rëndë në aksin Velipojë-Shkodër/ “Benz-i” përplas motorin, humb jetën 32-vejçarja

Jan 19, 2020 | 21:14
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Shkodër, si pasojë e një aksidenti.

Sipas policisë,  aksidenti ndodhi në aksin Velipojë-Shkodër, ku një mjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë, e për pasojë 32-vjeçarja me inicialet S.U, drejtuese e motorit, ka marrë plagë të rënda ndërsa ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

policia-naten-3

Drejtuesi i Benzit, 28-vjeçari me inicialet A.U u shoqërua në komisariatin e Shkodrës, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkoder/informacion Paraprak

Më datë 19.01.2020 ora 17:25, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë, mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin A. U. 28 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, është përplasur me mjetin motorçikletë me drejtuese, shtetasen S. U. 32 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, e cila në orën 20:25 nderroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shtetasi A. U. është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura