Aksident i rëndë në Malësi të Madhe/ Makina përplas për vdekje 49-vjeçaren (EMRI)

Feb 16, 2020 | 21:30
SHPËRNDAJE

Një 49-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe, si pasojë e një aksidenti.

Sipas policisë ngjarja ndodhi në fshatin Pjetroshan, ndërsa mësohet se viktima është identifikuar si Albana Çulaj.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Dyshohet se Çulaj u përplas  për vdekje nga një automjet që drejtohej nga 51-vjeçari Besnik Jubani, i cili është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti  me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura