Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, dyshohet për një viktimë

Dec 7, 2019 | 17:00
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku për pasojë, dyshohet se një person ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i fshatit Rrëmbec, disa minuta më parë, ku një automjet ka dalë nga rruga. Dyshohet që automjeti të ketë zënë poshtë drejtuesin, e për pasojë ky i fundit ka humbur jetë.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera informacione, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura