Aksident i frikshëm në Levan – Fier, plagosen 8 persona

Nov 11, 2017 | 21:59
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan Fier, ku disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke  shkaktuar kështu 8 të lënduar.

policia-aksident-naten

Burime për ‘Panorama’ bëjnë me dije se 3 makina janë me njëra tjetrën në vendin e quajtur ‘Qafa e Koshovicës”. Shkak për këtë  mësohet të ketë qenë lagështia. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 8 personat e lënduar janë transportuar për në spital.

Njoftimi i policisë:

Në datën 11.11.2017, në orën 19:00 në rrugën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Liqeni” Levan, janë përplasur mjetet tip “Renault”, me targë AA 691 OJ, me drejtues shtetasin B.A, 36 vjeç, me mjetin tip “Alfa Romeo“, me targë AA 459 SP, me drejtues shtetasin M.P, 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëmtime të lehta dy drejtuesit e mjeteve dhe 6 pasagjerët e të dy mjeteve, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe po kryejnë ekzaminimet shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura