Mbytet në plazhin e Lezhës 34 vjeçari nga Ferizaj. Hyri për të notuar, por…E gjithë ngjarja ndodhi në sytë e të vëllait

Jul 10, 2020 | 17:23
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në bregdetin e Lezhës, ku është mbytur një 34-vjeçar.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:00, ku 34-vjeçari, nga Ferizaj i Kosovës, po notonte tek Rana e Hedhun, ndërsa që ka qenë një gropë në det ajo që i ka marrë jetën.

auto_mbytet1501427193-1
foto ilustrim

Bashkë me të ka qenë dhe një shok i 34-vjeçarit, i cili është munduar ta shpëtojë, ndërsa ngjarja është parë nga bregu edhe nga vëllai i viktimës.

I riu u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhë pa shenja jete.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura