Aksident i rëndë, autobusi përplaset me disa makina, raportohet për të lënduar

Apr 9, 2019 | 12:04
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrnjas, ku një minibus i linjës Elbasan-Korçë, është përplasur me një automjet, ndërsa në aksident janë përfshirë edhe dy makina të tjera.

Nga informacionet paraprake raportohet për një person të lënduar, por jashtë rrezikut për jetën.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca, një nga qyteti i Librazhdit dhe një nga ai i Korçës, ndërsa ende nuk ka informacione për gjendjen e pasagjerëve.

Dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë moti i keq, ndërsa thuhet se po ashtu një nga mjetet ka qenë më shpejtësi , duke humbur kontrollin e mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Panorama

 

aksident shi

Foto ilustruese

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura