Lajmërimi tragjik/ Nesër përcillen për në banesën e fundit tetë pjesëtarë të familjes Lala

Nov 29, 2019 | 18:08
SHPËRNDAJE

 

Tetë pjesëtarë të familjes Lala do të përcillen së bashku për në banesën e fundit ditën e nesërme.

lala2

Katër prej viktimave janë fëmijë, përfshirë edhe dy binjakë.

Tërmeti shkatërrimtar që goditi Durrësin mëngjesin e së martës, la më shumë se 20 të vdekur në qytetin bregdetar, ndërsa familja Lala në zonën e ish-Kënetës, që banonte në një vilë katër katesh, ishte e vetmja e prekur në këtë zonë.

Vila u shemb tërësisht disa orë pas tërmetit, ndërsa familjarët ishin bllokuar brenda.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura