Lajme të këqija për Totenhemin, dëmtohet “ylli” i ekipit

Jan 3, 2020 | 18:48
SHPËRNDAJE

Viti 2020 nuk ka nisur aspak mirë për Totenhemin, që drejtohet nga Zhoze Murinjo. Sikur mos të mjaftonte humbja ndaj Sauthemptonit 1-0, klubi londinez tashmë duhet të bëjë pa shërbimet e Herri Kejnit, yllit të ekipit.

KEJN

Kapiteni i skuadrës pësoi një tërheqje muskulare në kofshën e majtë dhe lu largua nga fusha, pasi nuk mund të vazhdonte lojën.

Vetë klubi konfirmoi dëmtimin e sulmuesit, por nuk bëri me dije se sa do i duhet anglezit të rikuperohet.

Edhe pse një mungesë e rëndësishme për Murinjon, ai do ta mbulojë  duke aktivizuar Heung Min Son.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura