Lajme aspak të mira për Juven, “Zonja” humb titullarin. Roma me gjysmë skuadre jashtë

Jan 10, 2020 | 11:03
SHPËRNDAJE

Dy ditë përpara supersfidës së javës së 19-të, e cila do të ulë edhe siparin e fazës së parë të Serisë A, Juventusi merr një lajm të hidhur në pritje të transfertës me Romën. Gonzalo Higuain është ndalur në stërvitjen e djeshme si rrjedhojë e një lodhjeje muskulore në kofshën e majtë. 

higuain_juventus_42

Edhe pse për “Pipitan” nuk duket një problem shumë i rëndë, stafi mjekësor i Juventusit mund të vendosë që të mos e grumbullojë argjentinasin për duelin me Romën, për të mos rrezikuar një përkeqësim të gjendjes së futbollistit. Grumbullohet ose jo me Romën gjithsesi nga minuta e parë pritet ta nisë dyshja më në formë e skuadrës, Ronaldo-Dibala, e mbështetur nga Ramsej pas shpatullave, njësoj si në suksesin e fundit 4-0 ndaj Kaljarit.

roma-wolfsberger_1mljhsdu6n5st1aqdx7ht44ibi-1024x576

ROMA E FASHUAR 

Gjithsesi, nëse Juventusi ka me çfarë ta zëvendësojë Higuainin, Roma duket në një situatë të vështirë, pasi infermieria është plot. Nëse lajmi i mirë është rikuperimi i yllit të ekipit, Nikolo Zaniolo, mungesat do të jenë të shumta. I fundit që është “fashuar” është fantazisti Mikhitarjan, për një tërheqje muskulore.

Ndërkohë, në dyshim të fortë janë edhe ishi Spinacola (mbrojtësi i majtë është me temperaturë) dhe Facio (qendërmbrojtësi me ngurtësim muskulor). Ndërsa të sigurta janë mungesat e Pastores (hematomë në kockën e legenit), Santon (tërheqje), Klajvert (hematomë muskulore dhe mungon prej dhjetorit), Antonuçi (ndrydhje në kavilje) si dhe Zapakosta e Kristante që qëndrojnë jashtë prej shumë javësh.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura