Lajm tronditës për botën e futbollit, ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-lojtari i Anglisë

Mar 19, 2020 | 16:31
SHPËRNDAJE

Një lajmi keq ka ardhur ditën e sotme për botën e futbollit, teksa ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare ish-lojtari i Kardifit, Piter Uitingham.Cardif-e1584630250143

Para pak kohësh personi në fjalë kishte pësuar një dëmtim të rëndë në kokë, teksa ishte rrëzuar keq për tokë në mënyrë aksidentale. Pas disa ditëve në spital, Uitingham nuk ia doli të shërohet dhe sot ndërroi jetë.

Në të kaluarën anglezi luajti për 10 sezone me Kardifin, teksa ka luajtur edhe për ekipin e moshave të Anglisë.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë vetë klubi i Kardifit, të cilët shprehen se dhimbja është e madhe për ndarjen para kohe nga jeta të Uitinghamit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura