“Lajm shprese”, Italia zgjat izolimin deri për Pashkë, ja çfarë shkruajnë mediat

Mar 30, 2020 | 21:35
SHPËRNDAJE

Italia ka vendosur të zgjasë izolimin dhe masat shtrënguese deri më 12 prill.

472cb97397bfe502f1512512387ef89e

Lajm shprese e kanë quajtur këtë mediat italiane, duke cituar ministrin italian të Shëndetësisë, që tha se vendi po zgjat izolimin dhe masat shtrënguese deri në “të paktën” 12 Prill.

Njoftimi vjen pak pas raportimit të shifrave të përditshme që treguan se numri i vdekjeve në vend nga koronavirusi ka shkuar në 11.591 persona.

Italia për herë të parë vendosi izolim tre javë më parë dhe po përballet prej atëherë me një shpërthim të egër të virusit vdekjeprurës, duke ia kaluar edhe Kinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura