Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, një tjetër figurë e njohur humb betejën me COVID

Nov 12, 2021 | 16:08
SHPËRNDAJE

Një lajm i trishtë ka ardhur sot për futbollin shqiptar, i cili ka humbur një figurë të njohur në vite si drejtues. Pas një beteje të gjatë me COVID-19, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ylli Tare.

ylli tare

Ai kishte qenë i infektuar prej më shumë se një muaji, por nuk ia doli do të të fitonte këtë betejë të vështirë, që i hoqi familjarëve e të afërmve, por edhe sportit në vendin tonë një person shumë të respektuar.

ylli tare

Tarë ka qenë një ish-zyrtar i lartë në sportin shqiptar dhe është njohur për shuëm vite sidomos për rolin e tij si drejtori i Qendrës së Grumbullimit të Ekipeve Kombëtare, apo edhe si drejtori i Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”.

“Panorama Sport”, i shpreh ngushëllime familjes Tare, për humbjen e njeriut të shtrenjtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura