Lajm i shkëlqyer për Milanin, titullari rikuperohet në kohë rekord dhe pritet ta nisë nga fillimi ndeshjen me Romën

Oct 25, 2020 | 20:16
SHPËRNDAJE

Milani ka marrë një lajm të shkëlqyer, një ditë para ndeshjes më Romën në kampionat. Hakan Çalhanoglu është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme në “San Siro”.

calhanoglu.milan.bodoglimt.2020.2021.scatto.750x450

Futbollisti turk u stërvit ditën e sotme me pjesën tjetër të skuadrës, pas dëmtimit të pësuar pak ditë më parë në kavilje.

Një rikuperim ky në kohë rekord për Çalhanoglu, për të cilin thuhej se do i duheshin 10 ditë kohë për tu rikuperuar, teksa nga koha kur u dëmtua kanë kaluar vetëm 4 ditë.

Gjithashtu sipas “Calciomercato”, dëmtimi në fakt ishte më pak serioz nga sa dukej në fillim dhe më shumë mundësi do e nisi titullar ditën e nesërme.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura