Lajm i mirë për kombëtaren, mbrojtësi kuqezi rikuperohet dhe stërvitet me skuadrën

Nov 1, 2019 | 13:17
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj nuk po kalon një nga sezonet më të mira në karrierën e tij. Sikur të mos mjaftonte konkurrenca e madhe që ka me Di Lorenzon dhe Malkuit, Hysaj u dëmtua në ndeshjen me Torinon, muajin që lamë pas.

Hysaj

Ai pësoi një dëmtim horror, që për fat të mirë nuk rezultoi shumë i rëndë dhe brenda muajt ai e ka rimarrë veten.

Napoli këtë fundjavë do të luajë ndaj Romës, aty ku nuk përjashtohet mundësia që Hysaj të marrë disa minuta. Mbrojtësi i Kombëtares është stërvitur me grupin normalisht dhe mund të marrë shansin e vet.

Kujtojmë që Roma është një ekipi i interesuar për shërbimet e Hysajt dhe kjo ndeshje mund të shërbente për të bindur verdhekuqtë nëse lojtari kuqezi do të merrte disa minuta.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura