Lajm i mirë për Grezdën, Rejnxhërs kualifikohet mes drithërimash në fazën e grupeve të Europa League-s

Aug 30, 2018 | 18:00
SHPËRNDAJE

Prej ditësh po flitet se lojtari i kombëtares Shqiptare, Eros Grezda ka arritur akordin me skuadrën skoceze të Rejnxhërs. Megjithatë ende nuk ka një lajm apo një njoftim zyrtar në lidhje me këto fjalë merkatoje. Ndëërkohë që skuadra e drejtuar nga Rejnxhërs ka arritur të bëjë një kualifikim mes drithërimash për në grupet e grupet e Ligës së Europës.

stream_img

Skocezët u ndeshën me ekipin rus Ufa dhe kanë arritur të barazojnë 1 me 1 në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Rusi. Ndërkohë ndeshja e parë ka përfunduar me fitore minimale 1 me 0 të skocezëve.

grezda

Ajo që ra në sy në ndeshjen e kthimit ishte mënyra se si skuadra e drejtuar nga Xherrard e përballoi kundërshtarin duke qenë se luajti nga minuta e 37 me një lojtar më pak e ndërsa në minutën e 66 e deri në fund me dy lojtarë më pak . Një lajm i mirë për Eros Grezdën ky pasi nëse do të transferohet zyrtarisht te skocezët e Rejnxhërs do të ketë shansin të luajë në Europa League.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura