Lajm i mirë për ata që kanë mbetur jashtë vendit, Rama: ‘Lasgushit’ i takon t’i kthejë në shtëpi. Ja zgjidhja për pagesën

Mar 27, 2020 | 12:13
SHPËRNDAJE

raaaaaaaaaa

Të gjithë shqiptarët që kanë mbetur jashtë vendit prej situatës së koronavirusit kanë marrë sot lajmin e mirë, pasi nga e hëna do të nisin fluturimet për t’u kthyet në atdhe.

Kryeministri Edi Rama tha sot se kjo do të kryhet pa asnjë pagesë.

Ata që kanë mbetur rrugëve jashtë shtetit do nisim të hënën fluturimet për ti sjellë në atdhe. Nesër nxjerrim kalendarin e misionit të riatdhesimit dhe pikat ku do bëhet imbarkimi.

Pa pagesë nga ana e individëve se i takon “Lasgushit” që t’i sjellë njerëzit në shtëpi.

Në këtë hall kombëtar i kam kërkuar kompanisë “Air Albania” që të marrë përsipër të jetë shtëpia e shqiptarëve në qiejt e Evropës e të mos kërkojë lekë për të kryer këto misione humanitare“, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura