Lajm i mirë nga ekspertët britanikë, krijohet ilaçi i cili ndalon përparimin e sëmundjes që shkakton Covid-19

Dec 26, 2020 | 9:14
SHPËRNDAJE

5760

Shkencëtarët britanikë janë duke provuar një medikament të ri që mund të parandalojë përparimin e sëmundjes Covid-19, tek një person që ka qenë i ekspozuar ndaj koronavirusit.

Kjo thonë ekspertët, mund të shpëtojë shumë jetë.

Sipas The Guardian, terapia me antitrupa do t’i jepte imunitet të menjëhershëm një personi kundër sëmundjes covid-19 dhe mund të jepet edhe si një trajtim urgjent për pacientët e shtruar në spital.

Njerëzit që jetojnë në familje ku dikush është infektuar me Covid, mund të marrin këtë ilaç, thonë ekspertët, për t’u siguruar që ata të mos infektohen.

Doktoresha Catherine Houlihan, një virologe në “University College London Hospitals NHS trust (UCLH)”, e cila po udhëheq një studim të quajtur Storm Chaser mbi kete ilaç, tha:

“Nëse ne mund të provojmë se ky trajtim funksionon dhe parandalojmë që njerëzit që janë të ekspozuar ndaj virusit të avancojnë sëmundjen, do të ishte një tjetër medikament në “arsenalin e armëve” që po zhvillohen për të luftuar këtë virus të tmerrshëm”.

Ilaçi është zhvilluar nga UCLH dhe AstraZeneca, kompania farmaceutike që gjithashtu, së bashku me Universitetin e Oksfordit, kanë krijuar një vaksinë që Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore pritet të miratojë për përdorim në Britani javën e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura