Vrasja e avokatit të Shullazit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendim për grevë. Ja sa do të zgjasë

Mar 25, 2019 | 18:38
SHPËRNDAJE

Pas vrasjes së avokatit, Ravik Gurra, në qytetin e Elbasanit nga persona ende të panjohur, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, paralajmëron grevë treditore.

vrasja-elbasan-ravik-gurra

Dhoma e Avokatisë bën me dije se do të ndërpritet puna nga dita e mërkurë deri ditën e premte.

Secili avokat që shkel vendimin, do të penalizohet me masë disiplinore.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka mare vendim për të mos marre pjese në proces gjyqësor për tre ditë të mërkurë, të enjte, të premte. Dhe çdo avokat që thyen këtë rregull do të ndëshkohet me masë disiplinore”, thuhet në njoftim.

Avokati mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e datës 22 mars në një kafene të qytetit të Elbasanit. Gurra ka përfaqësuar Emiljano Shullazin në procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj tij.

Gjithashtu, Gurra njihet si mik dhe avokat i Çapajve, të cilët i ka përfaqësuar në disa procese gjyqësore në Elbasan. Avokati, gjithashtu, ka mbrojtur interesat e të arrestuarve për dosjen e rrugës “GjinarElbasan”, konkretisht të të dy vëllezërve Agron dhe Kujtim Hysa.

Gjithashtu, ai ishte përfaqësues ligjor i ish-gjyqtarit Petrit Çeno, në procesin penal të hetuar nga Krimet e Rënda. Gurra ka qenë edhe mbrojtës i grupit “Hakmarrja për drejtësi”, i cili në fund mori pafajësi nga Apeli i Krimeve të Rënda. Konkretisht, avokati ishte mbrojtës ligjor i Altin Arapit, i konsideruar si një nga drejtuesit e këtij grupi që në fund mori pafajësi për akuzat e ngritura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura