Kapet pas 12 vitesh i dënuari me 5 vite burg për…(EMRI)

Oct 29, 2020 | 13:29
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit ka arrestuar një 47-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

policia-fier-1

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi Albert Kurti, i cili është dënuar në vitin 2008.

“Policia kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, i dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg.

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier u bë ndalimi i shtetasit:

Albert Kurti, 47 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.04.2008, e ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura