Zv.kryeministri Ahmetaj flet për çmimin e energjisë: S’është rritur për momentin! Do të mbrojmë…

Oct 6, 2021 | 12:55
SHPËRNDAJE

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj teksa ka theksuar sot se në Shqipëri deri më tani nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë, ka paralajmëruar se në ditët në vijim, kryeministri Edi Rama do të shpalosë paketat financiare në mbrojtje të konsumatorëve familjare dhe bizneseve të vogël nga kriza e rritjes së cmimeve të energjisë.

 

“Çmimet e energjisë elektrike nuk po rriten. Kemi ndonjë çmim të rritur? Jo, ne po e monitorojmë çdo ditë dhe kryeministri do dalë në ditët në vijim priteni është paketë mbështetëse për konsumatorin familjar dhe sipërmarrjen e vogël”, tha Ahmetaj.

Deklarata e zv kryeministrit Arben Ahmetaj:

Situata energjetike në vend, sot kam bërë një informacion për kabinetin për situaten energjetike në vend, situata në vend është konseguencë e situatës e krizës globale.

Ne fatmirësisht kemi zgjedhur 30 vite më parë të jemi në një ekonomi tregu ku ekonomia e hapur infuencohet nga lëvizjet globale të cmimeve të mallrave apo shërbimeve, sidomos për mallrat që janë të kuotuara në bursa, apo që janë të lidhura drejpërdrejt dhe me prodhimin dhe nevojat për import sic është energjia elektrike.

Ju tashmë e keni lexuar e dëgjuar se cfarë është duke ndodhur në tregun ndërkombëtar të energjisë elektrike.

Kombinim faktorësh gjeopolitik por dhe komercial, nga shtimi i kërkesës për energji për shkak të ringritjeve ekonomike por sidomos në industritë e mëdha si Kina, për shkak të sjelljes së Rusisë që është brenda karakterit gjeopolitik të cmimit të gazit, apo faktor tjetër të dekomisionimit te centaleve të karbonit në Gjermani e Spanjë cmimet lëvizin në vazhdimësi, ditë për ditë, sot Spanja e ka cmimin e megavat 260 euro, Gjermania e njëjta gjë, një pjesë e mirë e vendeve e kanë transferuar koston te konsumtatorët.

Kryeministri ka ngritir një grup ndërinstitucional që e drejton vetë minutë pas minute dhe ditë pas ditë për të menaxhuar e monitoruar cdo moment ecurinë e situatës energjetike.

Vala e cmimeve ndërkombëtare prek edhe brigjet e Shqipërisë, por ne jemi të bindur, të gatshëm që të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël.

Dua ta ndaj që shumë shpehjt brenda javës kryeministri do shpalosë vet masat për mbrojtjen e qytarëve dhe sipërmarrjes së vogël por në nevoje të qetësimit të konsumatorëve famijarë e binzesit te vogel ne do vazhdojmë ta mbrojmë nga kriza energjetike, nga kriza e cmimeve dhe nga rritja e kostove për shkak të këtyre cmimeve.

Ministrja e Infrasturkturës, kompanitë po punojnë brenda grupit ndërinstitucional cdo minutë për të garantuar furnizim të pandërprerë të energjisë dhe akses në tregun ndërkombëtar për të blerë energji në mënyrë të vazhdueshme, që është e garantuar dhe qytetarët do vazhdojnë të mbrohen famijarët dhe biznesi i vogël të mbrohen nga situata emergjente, nga kriza energjetike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura