Zjarr i madh në Belsh, rrezikohen disa banesa (video)

Jul 6, 2017 | 17:47
SHPËRNDAJE

Rritja e ndjeshme e temperaturave, ka kthyer sërish frikën nga zjarret. Kështu, një vatër zjarri e fuqishme është shfaqur në Belsh. “BalkanWeb” mëson se nga përmasat e flakëve, të cilat thuhet se janë të mëdha, rrezikohen disa banesa, mes të cilave është shtëpia e Kulturës dhe një karburant.


Të gjendur përballë kësaj situate, vetë komuniteti ka ndërhyrë me mjete rrethanore për të lokalizuar dhe shuar zjarrin. Sakaq, është kërkuar ndihmë nga stacioni i Shërbimit të Zjarrfikëses në Elbasan, pasi Bashkia e Belshit nuk ka mjete zjarrfikëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura