Zgjedhjet lokale, KQZ njeh përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës, Celibashi ‘i mbyll derën’ Ivi Kasos dhe Komisionit të Rithemelimit të Berishës

Jan 22, 2022 | 11:09
SHPËRNDAJE

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka “mbyllur derën” përfaqësuesit ligjor të Komisionit të Rithemelimit të PD dhe mbështetës i Sali Berishës, Ivi Kaso.

Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e ditës së shtunë, ka deklaruar se në marrëdhënie institucionale KQZ njeh PD-në dhe përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës në procesin e përgatitjes për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në gjashtë bashki të vendit.

“Me gjithë keqardhjen që kam për këtë situatë do duhet të pranoj që jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD si parti politike ku ai që është përfaqësues ligjor i saj e demonstruar kjo deri më sot nga akte zyrtare ka konsideruar cilët do jenë përfaqësuesit e saj në KQZ, kështu që më duhet t’u them që për juve kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë cështje dhe me vazhdimin e mëtejshëm të mbledhjes së KQZ dhe opinionet e mendimet e PD në lidhje me këtë akt janë ato që do prezantohen nga Indrit Sefa dhe Marash Logu“, tha Ilirjan Celibashi.

Ndërkohë që Ivi Kaso kërkoi të njihej me shkresën që ka dërguar në KQZ, kryetari i PD-së, Lulzim Basha me të cilën prezanton edhe dy përfaqësuesit ligjorë, Indrit Sefa dhe Marash Logu.

Përfaqësuesi i PD, Indrit Sefa: PD ka legjitimiar si përfaqësues të saj për t’u lajmëruar ne si përfaqësues të vetëm të PD në këtë proces.

Ilirjan Celibashi: Po kemi marrë një shkresë nga kryetari i PD në lidhje me përfaqësuesin e saj në KQZ edhe sipas shkresës përfaqëues jeni ju dhe Marash Logu.

E shoh që keni në krah dhe kolegun tuaj e tonë zotin Ivi Kaso që deri dje ka pasur përfaqësimin e kësaj partie, për të mos u fshehur pas gishtit nuk mund të mos e prezantoja këtë si fakt përderisa Ivi kaso është aty.

Indrit Sefa: E mirëkuptijmë që është lajmëruar për mbledhjen por nga vazhdimi e tutje

Ilirjan Celibashi: Jemi të qartë për këtë, ka edhe shkresën e kryetarit të partisë që njofton për personat që përfaqësojnë…

Ivi Kaso: Do donim të njiheshim me një shkresë të tillë…Dua të bëj me dije për një fakt të bërë publik e të njohur botërisht për të cilin janë njoftuar edhe institucionet përkatëse dhe Kuvendi nga i cili raporton KQZ lidhur me faktin që prej 11 dhjetor 2021, jo vetëm nënshkruesi i letrës drejtuar KQZ sic u relatua nuk është më kryetar i PD por me vendim të delegatëve që është organi më i lartë drejtes i saj, sigla dhe vula e PD ka ndryshuar në raport me ato cka ishin depozitur në KQZ për zgjedhjet e 25 priillit.

Ilirjan Celibashi: Raporti i një partie politike me KQZ është një raport që është në kuptim të kohës i vazhdueshëm dhe qoftë gjatë periudhës zgjedhore e jo zgjedhore ekziston një marrëdhënie sa e përcakton ligji.

Me gjithë keqardhjen që kam për këtë situatë do duhet të pranoj që jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD si parti politike ku ai që është përfaqësues ligjor i saj e demonstruar kjo deri më sot nga akte zyrtare ka konsideruar cilët do jenë përfaqësuesit e saj në KQZ, keshtuqe më duhet tu them që për juve kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë cështje dhe me vazhdimin e mëtejshëm të mbledhjes së KQZ dhe opinionet e mendimet e PD në lidhje me këtë akt janë ato që do prezantohen nga Indrit Sefa dhe Marash Logu.

Ivi Kaso: Të njihem me aktet që të mbajmë qëndrim

Ilirjan Celiabashi: Patjetër

© Panorama.al

Te lidhura