U përplasën nga “Benzi” me shpejtësi skëterrë, zbulohet identiteti i dy vajzave të reja, që humbën jetën në aksidentin tragjik

Sep 13, 2020 | 21:41
SHPËRNDAJE

“Panorama” mëson se dy vajzat e reja që humbën jetën në aksidentin e rëndë të pasdites së sotme në daljen e tunelit, në aksin Tiranë-Elbasan, janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia nga Shkodra.

Viktimat ishin duke udhëtuar në automjetin tip “Volkswagen” së bashku edhe me dy vajza të tjera kur u përplasën nga makina tip “Benz” me drejtues 58-vjeçarin, Behar Pema.

Ky i fundit është arrestuar nga policia, ndërsa bëhet e ditur se ka qenë i dehur në momentin që ka qenë duke i dhënë makinës.

Po ashtu dy vajzat e tjera, njëra prej tyre Denisa Dibra, që është edhe pronarja e makinës, si dhe Nervida Garunja janë në spital dhe gjendja e tyre raportohet kritike. Njëra prej tyre është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndër tjetra ndodhet ende në atë të Elbasanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura