Zbulohet arsyeja pse Blushi refuzoi ftesën për tryezën e opozitës

Oct 18, 2017 | 12:49
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike thirri dje të gjithë faktorët opozitarë me qeverinë që të ulen në një tryezë për të vendosur se cili do të jetë qëndrimi pas daljes së përgjimeve të dy trafikantëve të drogës që përmendin edhe Sajmir Tahirin.

Ben Blushi dhe Koco Kokedhima
Ben Blushi dhe Koco Kokedhima

Përveç LSI-së, PD-ja ka ftuar edhe të gjitha partitë e tjera opozitare për të qenë pjesë e kësaj tryeze.

Panorama mëson se një ftesë i ka shkuar edhe Ben Blushit, kryetarit të Partisë LIBRA.

Burimet bëjnë të ditur se Blushi fillimisht ka kërkuar informacion se cilët do të jenë faktorët e tjerë opozitarë që do të marrin pjesë në tryezë.

Nga organizatorët i janë lexuar emrat e kryetarëve të partive të tjera opozitare, mes të cilëve edhe Koço Kokëdhima, kryetari i Partisë Zgjidhja.

Pasi ka dëgjuar emrin e Kokëdhimës, Blushi e ka refuzuar ftesën.

“Unë ika nga PS për shkak të Koços dhe nuk mund të vij e të ulem në tryezën e opozitës dhe të gjej prapë Koçon”, mësohet t’u ketë thënë Blushi organizatorëve të tryezës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura