Zbulohen emrat e negociatorëve të Bushatit për paktin e Detit me Greqinë, lista me 12 anëtarët

Feb 26, 2018 | 11:55
SHPËRNDAJE

Zbulohen emrat e ekipit negociator të palës shqiptare lidhur me marrëveshjen me Greqinë për Kufirin Detar. Burime per “Panorama” bejne me dije 12 emrat e ekipit negociator te Shqiperise.

Bushati - Kotzias krete

Pjese e ekipit jane dy bashkëkryetare Armand Skapi nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.

Nderkohe qe emrat e tjerë jane Artur Mecollari, i larguar nga ushtria ne vitin 2012; Arsen Mullai, Viktor Doda ish minister ne kohen e Nanos, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna dhe drejtori i AKBN Ardjan Bylyku.

Pjese e ekipit jane; Elira Kokona Sekretare e Pergjithshme e Ministrise se Drejtësisë; Ferdi Hyraj – nga Instituti i Gjeografise; Luan Përzhita nga Instituti i Arkeologjise; Lorenc Çela nga Drejtoria e Institutit te Gjeohapësirës dhe Qirjako Qirko Ambasador në Londër

Emrat janë:

Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare

Artur Meçollari nga Ministria e Mbrojtjes

Aida Hajna, zv drejtoresha e Policisë

Armand Skapi

Arsen Mullahi

Viktor Doda

Ardjan Bylyku

Elira Kokona – Sekretare e Pergjithshme e Ministrise se Drejtësisë

Ferdi Hyraj – nga Instituti i Gjeografise

Luan Përzhita nga Instituti i Arkeologjise

Lorenc Çela nga Drejtoria e Institutit te Gjeohapësirës

Qirjako Qirko Ambasador në Londër

Pergjigjja e Bushatit për Metën 

Pak dite pasi Presidenti Ilir Meta beri publike letren qe i kishte derguar ministrise se Jashtme duke kerkuar pergjigje per disa pika qe ishin te pathena ne kerkesen qe Bushati i kishte derguar Metes per te dhene plotfuqishmerine per negociatat me Greqine, sot behet me dije se MEPJ i eshte pergjigjur kerkesave te kreut te Shtetit.

bushati kuvend

Meta kerkoi detaje per negociatoret, metodologjine dhe objektin e negociatave.

Lajmin e ben me dije vete MEPJ e cila ne nje njoftim te shkurter per mediat, thote:

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës”.

Sakaq, mesohet se Presidenca e ka konfirmuar marrjen e letres se ministrit Bushati dhe se po shqyrtohet nga personat kompetente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura