Zbardhet ngjarja e ndodhur në Elbasan/ Policia: Dy autorët u konfliktuan dhe nxorën armët. I plagosuri shkoi për mjekim te Trauma. Një i arrestuar dhe një në kërkim (EMRAT)

Nov 25, 2020 | 16:38
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit ka ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, e cila fatmirësisht përfundoi pa pasoja për jetën.

Në njoftimin e policisë behet e ditur se Elvis Çausholli duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford”.

Më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri dhe si pasojë Elvis Çausholli është plagosur lehtë.

Për t’i shpëtuar Policisë, Elvisi ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Ndërkohë autori tjetër i ngjarjes Migert Qosja, 25 vjeç është shpallur në kërkim.

Ervis Çausholli atentat elbasan
Ervis Çausholli


Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan.

Policia vë në pranga një nga autorët e ngjarjes.

Shpallet në këkrim autori tjetër.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth  orës 11:50, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh ishin përdorur dhe armë zjarri, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve u bë identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasi Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Elbasanit, për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja.

Materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO EDHE:

EMRI/ I njohur për Policinë, thirrej ndryshe “korçari”, kush është personi që i shpëtoi atentatit në Elbasan

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura