Zbardhet takimi i Bashës me aleatët: Rama nuk pranon…

May 17, 2017 | 9:10
SHPËRNDAJE

Ka perfunduar takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me aleatët e tij. Takimi mes tyre ka zgjatur 20 minuta. Para takimit u be e ditur se mes tyre do te diskutohej përfundimisht mbi paketën “McAllister” dhe për t’i dhënë fund krizës politike.

auto_Basha1493898841

Burimet bëjnë të ditur se Basha ka njoftuar aleatët se Rama është tërhequr nga paketa “McAllister”.

Kështu, kryeministri nuk pranon datë tjetër për zgjedhjet përveçse 18 qershorit.

“Panorama” raportoi se datat e Ramës për zgjedhjet ishin 18 qershori dhe 23 korriku, brenda kornizës kushtetuese.

Nga ana tjetër, opozita kërkonte shtyrjen e tyre deri në implementimin e votimit elektronik dhe të identifikimit biometrik të votuesve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura