Zbardhet plagosja dje në Vlorë, autori shkoi në lokal dhe…Pse u arrestua pronari (detaje)

Apr 17, 2018 | 12:29
SHPËRNDAJE

VLORE- Policia ka zbardhur detaje nga plagosja me armë zjarri në Vlorë, regjistruar dje rreth orës 16:30 në lagjen “Rilindja”.

Sipas Policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi Arsen Gërbi, 51 vjeç, i cili ka marrë një plagë në këmbë. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të qytetit të Vlorës për ndihmë mjekësore, nga ku mësohet se pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e plumbit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 51-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë, në katin e dytë të një ndërtese në lagjen “Rilindja”, e cila shërben si lokal, por një pjesë e saj edhe si sallë lojërash pokeri.

vendi ku ka ndodhur ngjarja
vendi ku ka ndodhur ngjarja

Sipas Policisë, gjithçka ka ndodhur pasi autori  ka dashur ta grabisë të lënduarin.

NJOFTIMI I PLOTË

Vlorë

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Rilindja”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Arrestohet në flagrancë pronari lokalit ku ndodhi ngjarja.

Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “Rilindja”, ku brenda ambjenteve të një lokali mbeti i plagosur më armë zjarri shtetasi A.G., 51 vjeç, strukturat e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, organizuan punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se autori, shtetasi T.B., ka shkuar në ambjentet e lokalit të shtetasit Vladimir Nuhaj dhe ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.G., si dhe i ka marrë një shumë lekësh.

Në përfundim të hetimeve paraprake Policia ka bërë shpalljen në kërkim dhe po punon për kapjen e autorit, shtetasit T.B..

Gjithashtu është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Vladimir Nuhaj, 51 vjeç, banues në Vlorë.

U krye arrestimi i tij pasi nuk e ka kallëzuar krimin, ka penguar në zbardhjen e ngjarjes, si dhe në lokalin e tij organizonte lotari të palejuara.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasit T.B., për veprat penale “Vjedhja me armë”, dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, si dhe në ngarkim të shtetasit Vladimir Nuhaj për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”, të parashikuara nga neni 140, 89, 300, 301 dhe 197 të Kodit Penal.

vendi ku ka ndodhur ngjarja
vendi ku ka ndodhur ngjarja

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura