Zbardhen vendimet që do miratojë Kryesia e PD-së! Nga ndryshimet në statut te zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar

Jun 18, 2021 | 10:18
SHPËRNDAJE

Basha-PD-1024x683

“Panorama” zbardh vendimet që do miratohen sot në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Gazetari i “Panorama”, Mariglen Kume mëson se Kryesia e PD ka vendosur që më 17 Korrik të thërrasë Kuvendin Kombëtar, po ashtu edhe mbajtjen e zgjedhjeve të Këshillit të ri Kombëtar.

Në mbledhjen e sotme, në Kryesinë e partisë më të madhe opozitare, do të diskutohet dhe analizohet gjithashtu edhe ajo që ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit, që PD e quan ‘masakër zgjedhore’.

VENDOSI:

I. Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.

II. Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:

“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike  të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.

2. Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.

3. Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura