Zbardhen rrethanat e aksidentit që i mori jetën 18-vjeçarit që lëvizte me motor elektrik, arrestohet shoferi i makinës

Feb 3, 2023 | 10:00
SHPËRNDAJE

Policia ka zbuluar rrethanat se si ndodhi aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e 18-vjeçarit Enio Saliaj në zonën e Freskut në Tiranë mbrëmjen e të enjtes.

Autori majtas, Kudret Saliaj viktima djathtas
Autori majtas, Kudret Saliaj viktima djathtas

Mësohet se në pranga ka rënë një 19-vjeçar që drejtonte automjetin i cili ka përplasur të riun që po lëvizte me motor elektrik.

“Nga verfikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident”, bën me dije policia.

Viktima është Enio Saliaj, djali i Kudret Saliajt, që u vra nga vjehrri i tij teksa divorcohej nga e shoqja.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Zbardhen rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e 18-vjeçarit, që ndodhi mbrëmjen e djeshme, te Fresku.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin.

Në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, te Fresku, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motor elektrik, mbeti i dëmtuar shtetasi E. S., 18 vjeç (drejtuesi i motorit elektrik), i cili më pas humbi jetën në spital, specialistët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë kryer veprime hetimore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit të përfshirë në këtë aksident.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti, automjeti nuk drejtohej nga pronari i tij, shtetasi F. A., por drejtohej nga shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verfikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident.

Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura