Zbardhen detajet e takimit të Lu me Xhafën. Ambasadori: Hetim të plotë për Tahirin

Jan 12, 2018 | 19:28
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan Donald Lu ka dhene detaje per “Balkanweb” ne lidhje me takimin qe ka pasur sot ne zyren e ministrit Fatmir Xhafaj. Pas takimit qe zgjati rreth një orë e 30 minuta, Lu bën një deklaratë të fortë. I pyetur nga BalkanWeb nëse në këtë takim janë diskutuar çështje të korrupsionit të nivelit të lartë, siç është ajo e Saimir Tahirit, Lu komentoi se SHBA-të kanë ofruar mbështetjen e tyre me prokurorë federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara.

Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Anvasadori Lu: Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.

Burimi:

Balkanweb: http://www.balkanweb.com/site/ekskluzive-ambasadori-i-shba-ofrojme-prokurore-te-fbi-per-hetimin-e-saimir-tahirit/

Donald Lu 1 orë në zyrën e Xhafajt, te kryeprokurorja zbarkojnë…

Dite me takime te rendesishme, kjo e sotmja, per ministrin e Brendshem, Fatmir Xhafaj dhe kryeprokuroren Arta Marku.

LU XHAFAJ

Paraditen e sotme, ne zyren e ministrit te Brendshem ka shkuar ambasadori i SHBA, Donald Lu i cili ka qendruar ne nje takim 60 minutesh.

Nderkohe qe ne zyren e kryeprokurores se pergjithshme te perkohshme Arta Marku kane zbarkuar ekspertet e EURALIUS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura