Zbardhen detaje të reja nga plagosja e “Leksit të druve”! Gjatë rrugës për në spital 43-vjeçari po ndiqej nga një tjetër makinë! Bëri disa telefonata…

Dec 2, 2020 | 9:28
SHPËRNDAJE

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me atentatin e dështuar ndaj 42-vjeçarit, Aleksandër Doda, i njohur si “Leksi i druve”.

aleksander doda lezhe

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur përPanorama.al se pritet edhe dëshmia e të plagosurit, e cila mund të jetë kyçe në zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se Aleksandër Deda gjate udhëtimit me makinën e tij është përballur me një breshëri plumbash që vinin nga një automjet tip Audi. Pas të shtënave ai mori plagë në gjoks dhe menjëherë ka shkuar në Spitalin e Lezhës, por gjatë udhëtimit ai është ndjekur nga një tjetër mjet. Ndërkohë Deda i ka bërë telefonata disa të afërmve, të tij duke iu treguar se çfarë i kishte ndodhur.

I plagosur ai ka mundur te përshkojë distancën afro 15km deri afër spitalit, kohe ku edhe ka humbur sasi të madhe gjaku.

Pas mjekimit që ka marrë nga bluzat e bardha të Lezhës, ai është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:

Zbardhen detaje për atentatin e dështuar ndaj “Leksit të druve”/ Si i shpëtoi plumbave 42-vjeçari! Ja pista ku po hetohet ngjarja

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura