Zbardhen debatet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Vokshi: Bëj kërkesë në Kuvend për 5 deputetët e përjashtuar. Ja përgjigja e Alibeajt

Apr 21, 2022 | 9:43
SHPËRNDAJE

Zbardhen pjesë nga debatet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

mbledhja e grupit parlamentar te pd alibeaj

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, deputete e PD, Albana Vokshi i ka kërkuar Alibeajt të bëjë kërkesë në Kuvend për pesë deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar deputete te Grupit Parlamentar të PD.

“Jemi 5 deputetë të përjashtuar. Duhet te bëni kerkesen ne Kuvend”, mësohet të jetë shprehur Vokshi, raporton gazetari i Panorama, Mariglen Kume.

Alibeaj mësohet të jetë përgjigjur se: “nuk zhbej dot une me vullnet personal. Vendime qe jane marr nga organe te partise”.

“Se akuzuat Bashën që merr vendime personale per perjashtimin e Sali Berishes, tani une nuk do marr vendim personal për futjen tuaj”, ka shtuar Alibeaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura