Ylli Ndroqi dhe Aqif Rakipi shpallen non grata nga SHBA! Deklarata: Aktorët kriminalë vazhdojnë të kenë ndikim në politikën shqiptare

Apr 11, 2022 | 19:00
SHPËRNDAJE

Biznesmeni shqiptar Ylli Ndroqi dhe ish-deputeti Aqif Rakipi janë shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë me dije nga ambasada e SHBA në vendin tonë në një deklaratë për mediat. Sipas SHBA Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani që ka “ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”.

Ajo shton se Rakipi prej kohës ka qenë i përfshirë në krimin e organizuar dhe sipas SHBA është i lidhur ngushtë me një grup të organizuar kriminal.

“Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim.

Ai përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete”, thuhet në përcaktimin për Aqif Rakipin.

Ndërkohë Ylli Ndroqi sipas SHBA është pronar mediash dhe ka shfrytëzuar këtë të fundit për të shantazhuar qytetarët shqiptarë përmes kërkesave për para dhe blerje të reklamave në këmbim të mospublikimit në artikujve negativë në media.

“Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete”, thekson ambasada duke iu referuar Ylli Ndroqit.

DEKLARATA E SHBA

Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor, bazuar në Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 14033. Ky është vendimi i dytë që OFAC ka ndërmarrë bazuar në E.O. 14033 dhe që shënjestron persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e rajonit përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese. Vendimi i sotëm përforcon përkushtimin e Thesarit për të nxitur llogaridhënien për aktorë të përfshirë në sjellje destabilizuese dhe korruptive në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E tillë sjellje korruptive minon sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, si dhe iu mohon njerëzve në këto vende mundësi dhe stabilitet.

“Personat e përcaktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin në institucione dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të shëndoshë në Ballkanin Perëndimor”, tha Nën-Sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. “Lufta kundër korrupsionit në mbarë botën është përparësi kryesore e administratës Biden-Harris dhe Thesari nuk do të ngurrojë të përdorë të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbajtur përgjegjës aktorë të korruptuar dhe destabilizues”.

Si pjesë e këtij vendimi, Departamenti i Shtetit përcakton publikisht individë nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnie-Hercegovina sipas Seksionit 7031(c) të Aktit të Buxhetit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ngjashme, 2022, duke vendosur atë që rëndom njihet si ndalim i vizave. Departamenti i Shtetit përcakton gjithashtu edhe pjestarët e familjes së tyre të ngushtë sipas 7031(c). Ky vendim i bën ata dhe pjestarët e familjes së tyre të ngushtë të pakualifikuar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

SHQIPËRIA

Krimi i organizuar mbetet një kërcënim domethënës në Shqipëri dhe aktorët kriminalë vazhdojnë të kenë ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar.

Aqif Rakipi (Rakipi) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim. Ai përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.

Ylli Ndroqi (Ndroqi) është një pronar mediash, pasuritë e të cilit u sekuestruan nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qënë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.

BOSNJE-HERCEGOVINË

Pas përcaktimeve të Thesarit në 5 janar 2022 për Milorad Dodik dhe një ent biznesi nën kontrollin e tij, OFAC sot përcaktoi edhe dy zyrtarë të tjerë të korruptuar në Bosnje-Hercegovinë.

Asim Sarajlic (Sarajlic) është deputet në parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) dhe deri vonë ishte një zyrtar i lartë i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) në Bosnjë-Hercegovinë. Sarajlic është subjekti famëkeq i “aferës Asim”, një skandal politik korrupsioni në të cilin Sarajlic u kap duke premtuar se do t’i siguronte një vend pune gruas së një delegati të partisë në këmbim të një vote për një pozicion politik partiak. Sarajlic është marrë i pandehur për vepra të tjera, përfshirë për shpërdorim detyre dhe trafik influence.

Sarajliç ka abuzuar gjithashtu me pozicionin e tij në lidhje me BH Telecom, një ndërmarrje e madhe shtetërore e BiH. Në këtë pozicion, Sarajlic pranoi personalisht pagesë nga aplikantët për punë në këmbim të pozicioneve, si dhe ushtroi ndikim të pavend në procesin e punësimit. Si pjesë e kësaj veprimtarie, Sarajlic rekomandoi kandidatë të cilët raportohet se ishin shumë të pakualifikuar, duke dëmtuar integritetin e kompanisë.

Sarajlic përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.

Gordana Tadiç (Tadic) ka shërbyer si Kryeprokurore e Prokurorisë së Shtetit të BiH nga viti 2019 deri në 2021. Në vitin 2021, ajo u hoq zyrtarisht nga pozicioni i saj nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe i Prokurorisë pas dështimit të saj për t’i caktuar çështjet tek prokurorët përmes një sistemi automatik shpërndarjeje të çështjeve, i krijuar për të parandaluar vendimet e caktimit të prokurorëve bazuar në arsye personale ose politike. Përveç kësaj, Tadiç raportohet se përdori pozicionin e saj si Kryeprokurore për të nxitur interesat e saj personale dhe familjare. Për më tepër, ajo dyshohet se ka mbledhur tarifat e strehimit shtetëror përmes një kontrate fiktive.

Tadic përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjëse ose bashkëpunëtore në, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në veprime apo politika që minojnë proceset apo institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor.

MALI I ZI

Svetozar Marovic (Marovic) ka qenë President i shtetit të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi nga viti 2003 deri në 2006 dhe shërbeu si ish-zëvendës president i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi (DPS) deri në vitin 2015. Marovic u arrestua nga autoritetet malazeze në 2015 në bazë të dyshimeve për përfshirje në raste korrupsioni në shkallë të gjerë lidhur me projektet e ndërtimit në bashkinë e Budvës. Prokurorët malazezë e akuzuan Marovicin se përdori ndikimin e tij si zyrtar i lartë në DPS për të miratuar një sërë blerje pronash dhe ujdish ndërtimi, të cilat sollën përfitime të mëdha për disa kompani, por shkaktuan humbje të konsiderueshme për qeverinë vendore. Në vitin 2016, Marovic nënshkroi dy marrëveshje për pranimin e fajësisë, duke pranuar të gjitha akuzat kundër tij për korrupsion. Ai u dënua me disa vite burg dhe u urdhërua t’i kthente shtetit mbi 1 milionë dollarë, por u arratis në Serbi përpara se të vuante dënimin.

Marovic përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.

MAQEDONIA E VERIUT

Nikola Gruevski (Gruevski) është dënuar dhe mbetet i dyshuar në disa çështje korrupsioni, dhe është akuzuar për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe vepra të tjera penale të lidhura me kohën e tij si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri në vitin 2016. Ai e ka shmangur vazhdimisht arrestimin e vet për dënimin e vitit 2018 nga një gjykatë në Maqedoninë e Veriut për akuza të lidhura me korrupsionin, gjë e cila paraqet një pengesë serioze për llogaridhënien për korrupsionin dhe aktivitetet e lidhura me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut. Gruevski është pronar dhe drejtues i kompanisë hungareze I.C.I.C. KFT, e cila është e regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në Pecel, Hungari.

Gruevski përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete. I.C.I.C. KFT përcaktohet në zbatim të E.O. 14033 sepse është në pronësi të apo e kontrolluar nga Gruevski.

Sasho Mijalkov (Mijalkov) është ish-shefi i kundërzbulimit në Maqedoninë e Veriut. Mijalkov dyshohet se ka qenë i përfshirë në një skemë të manipulimit të votave dhe një operacion të gjerë përgjimi të paligjshëm që shënjestroi 20,000 njerëz, përfshirë politikanë të opozitës, gjyqtarë dhe gazetarë, që siguroi përfitime politike dhe ekonomike dhe që nxiti një krizë politike dyvjeçare në vend duke zbuluar ndërhyrjen e pretenduar të qeverisë në gjyqësor, kontrollin mbi disa media dhe ndërhyrjen në zgjedhje. Në shkurt të vitit 2021, për shkak të rolit të tij si organizator kryesor i skemës së përgjimeve, ai u dënua nga një gjykatë në Maqedoninë e Veriut për bashkëpunim kriminal, shpërdorim detyre dhe marrjen e shpërblimeve për ndikim të paligjshëm. Më vonë, në prill 2021, një gjykatë në Maqedoninë e Veriut e dënoi Mijalkovin për shpërdorim pushteti në lidhje me një marrëveshje prokurimi për pajisje survejimi.

Mijalkov përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në veprime apo politika që minojnë proceset apo institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor.

PASOJAT E SANKSIONEVE

Si rezultat i vendimit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në prona të individëve ose subjekteve të përcaktuara që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim apo kontroll të personash të SHBA, duhet të bllokohen dhe të raportohen në OFAC. Rregullat e OFAC në përgjithësi ndalojnë të gjitha transaksionet nga qytetarët amerikanë ose qytetarët brenda (ose që kalojnë tranzit) Shteteve të Bashkuara që përfshijnë prona ose interesa në prona të personave të përcaktuar ose përndryshe të bllokuar. Personat e SHBA mund të përballen me ndëshkime civile ose penale për shkelje të E.O. 14033.

Forca dhe integriteti i sanksioneve të OFAC rrjedhin jo vetëm nga aftësia e saj për të përcaktuar dhe përfshirë persona në Listën e Personave të Posaçëm të Përcaktuar dhe Bllokuar (Lista SDN), por edhe nga vullneti i saj për të hequr persona nga Lista SDN në përputhje me ligjin. Qëllimi përfundimtar i sanksioneve nuk është të ndëshkojnë, por të sjellin ndryshime pozitive në sjellje. Për informacion në lidhje me procesin e kërkesës për heqjen nga një listë e OFAC, duke përfshirë listën SDN, ju lutemi referojuni Pyetjeve më të Shpeshta të OFAC. Për informacion të detajuar mbi procesin për të derguar një kërkesë për heqjen nga një listë sanksionesh të OFAC, klikoni këtu.

Capture FAFAF

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura