Vritet nga RENEA ekstremisti grek që hapi zjarr ndaj policisë në Gjirokastër

Oct 28, 2018 | 15:45
SHPËRNDAJE

Prej mesditës së sotme Policia lokale dhe RENEA ishin në kërkim të 35-vjeçarit Kostandin Kacifa, i cili qëlloi mbi patrullën e uniformave blu. 

Rreth orës 15: 45, Policia njofton se Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij dhe në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale.4b871df9-6b46-449b-b5d3-72f5223d7afa

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.

Kostandin-kafica1

Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nen drejtimin e Prokurorise.

2baab5e3-730d-49eb-b543-47da713f82dd 47060269-7830-43a7-b3be-c65148e9f2c7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura