Vrau dhe groposi në mënyrë makabër 8-vjeçarin Mateo, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

Nov 26, 2021 | 14:37
SHPËRNDAJE

Banesa e Klodian Çalamanit, personit që ekzekutoi në mënyrë makabër 8-vjeçarin Mateo Vasiu dhe më pas e groposi atë në pjesën e jashtme të shtëpisë, është djegur ditën e sotme.

Policia e Fierit bën me dije se banesa e vrasësit 39-vjeçar në fshatin Gërcalli është përfshirë nga flakët, ndërkohë që nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale.

Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Informacion paraprak

Në fshatin Grecalli, Fier, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K. Ç., 39 vjeç.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Kujtojmë se Çalamani jetonte i vetëm në një banesë të rrënuar, jo shumë larg dhe banesës së familjes së 8-vjeçarit që vrau.

Krimi i kryer prej tij solli një indinjatë të madhe shoqërore, ku shumë njerëz dolën në krah të familjes së Mateos, duke firmosur peticionin për rikthimin e dënimit me vdekje dhe varjen e Çalamanit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura