EMRAT+FOTO/ Vrasja në Vlorë, viktima ndërhyri të shuante sherrin e të vëllait, ja çfarë ndodhi më pas

Oct 7, 2019 | 11:05
SHPËRNDAJE

83304127-1

Policia e Vlorës ka zbardhur vdekjen e një personi në Vlorë pasditen e te dieles, duke sqaruar se ishte vrasje. Ai eshte dhunuar nga tre persona, pas nje konflikti ne lagjen “1 Maji” te qytetit bregdetar. Viktima quhej Stavri Mino. Panorama ka mesuar edhe emrat e te arrestuarve. Ata jane: Astrit Hameti, Nusret Hoda dhe
Agron Hameti. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas nje grindje te castit mes tyre, raporton korespondenti i Panorama.

“Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të shtetasve: A.H., 48 vjeç, banues në Vlorë, N.H., 57 vjeç, banues në Vlorë, A.H., 56 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “1 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht shtetasin S.M., 56 vjeç, për pasojë ka gjetur vdekjen”, sqaron policia sot.

stavri mino

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.

NGJARJA

Mësohet se gjithçka ka ardhur pas një grindjeje të çastit mes katër personave të përfshirë në sherr.

Dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes thanë se 50-vjeçari madje ishte futur për të larguar të vëllanë nga konflikti.

Sherri ndodhi para një lokali, zonë në të cilën kanë edhe banesat afër personat e përfshirë në konflikt

NJOFTIMI DJE

Katër persona janë konfliktuar mes tyre, për motive të çastit e dyshohej se 50 vjecari Stavri Mino, është rrëzuar dhe ka përplasur pjesën e pasme të kokës, çka ka rezultuar fatale, tha policia, per ngjarjen e ndodhur rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër.

“Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari Stavro Mino, ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes”, njoftonin blute ne informacionin paraprak pak kohe pas ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura