EMRAT/ Vrasje, grup i strukturuar kriminal, kush janë 4 të dënuarit që ranë në ‘rrjetën’ e OFL-së sot

Sep 28, 2020 | 14:05
SHPËRNDAJE

ofl-pa-syze

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi kërkesat me shkrim sot në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër shtetasve, nga Kurbini, Mati e Lezha.

Bajram Hidri, Hil Ndreca, Albert Malçi, Altin Nogaj, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

VEPRAT PENALE PER TE CILAT JANE DENUAR

Bajram Hidri, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale ”Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Hil Ndreca, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Albert Malçi, banues në Mat, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Altin Nogaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura