Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, policia jep detaje për ngjarjen: Ja sa persona kanë mbetur të plagosur

Apr 21, 2021 | 16:27
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në lagjen ‘5 Maji’ të këtij qyteti ku mbeti i vrarë eksponenti i PS-së, Pjerin Xhuvani. 

Raportohet se si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur katër persona, Elton Budinaku, 31 vjeç, Pavlo Vuksani, 50 vjeç, Emiljano Prenga 38 vjeç, dhe efektivja Xhensila Sota, 26 vjeç, e cila është përpjekur që të parandalojë krimin.

Ndërkohë është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar të ngjarjes Arbër Paplekaj, ish punonjës police. Po ashtu janë shoqëruar ne polici edhe disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen.

Informacion paraprak

Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen “5 Maji”,  Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit  E. P., P. V. dhe E. B.

Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin  është plagosur edhe punonjësja e Policisë  e forcës së posacme “Shqiponjat”, XH. S.

Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjtiha akset  rrugore  në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.

Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor  i përbërë nga specialistë të hetimit  të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë sē Krimeve Kundēr Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish punonjës police.

Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura