Vrasja e Hekuran Billës, lirohen nga burgu dy të akuzuarit (EMRAT)

Sep 27, 2021 | 14:33
SHPËRNDAJE

Dy personat e akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës në qershor të vitit të kaluar janë liruar nga qelia.

hekuranbilla

Sipas News24, Viktor Marku dhe nipi i tij Sebastian Mali janë liruar me masën e sigurisë “arrest shtëpie”

Billa u vra gjatë një atentati më 11 qershor 2020 në Komunën e Parisit në Tiranë. Viktor Marku dhe Sebastian Mali kanë lidhje familjare pasi janë dajë e nip dhe ishte Prokuroria ajo që kërkoi pushimin e çështjes.

E përfshirë në vrasje dyshohet se ishte dhe Adjola Lakra që u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Billën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura