Vjedhja brenda Hipotekës, Posta Shqiptare: Nuk u grabitëm ne

Jan 15, 2018 | 19:43
SHPËRNDAJE

Sot filiali i nje banke brenda Hipotekes se Tiranes u grabit nga persona ende te paidentifikuar nga Policia. Fillimisht u tha se eshte grabitur filiali i Postes Shqiptare, por kjo e fundit ne nje reagim per mediat, thote qe nuk eshte vjedhur ndonje filial i saj.

hipoteka1

REAGIMI I PLOTE:

Posta Shqiptare Sh.A, u njoh me lajmin e publikuar në disa media, në të cilin pretendohej “Grabitja e Zyrës Postare të atashuar në ambientet e Hipotekës, Tiranë”, për të cilin sqarojmë dhe saktësojmë:

Posta Shqiptare Sh.A u informua në lidhje me një grabitje që ka ndodhur në një Bankë të Nivelit të Dytë, në ambientet e sporteleve të zyrave të pritjes të Hipotekës, Tiranë.

Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, Sigurimi Postar dhe Policia e Shtetit, fatmirësisht rezulton se nuk ka patur dëmtime fizike në njerëz, dhe saktëson se kjo grabitje nuk ka ndodhur në Zyrën e Shërbimit Postar që operon në ambientet e brendshme të Hipotekës.

Duke shprehur keqardhje për këtë ngjarje, Posta Shqiptare dëshiron të informoj dhe të sigurojë të gjithë qytetarët që shërbimi nëpër sportelet e Postës Shqiptare vazhdon normalisht, duke garantuar siguri dhe cilësi maksimale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura