Basha zbardh takimin me ministrin italian, tregon për çfarë e siguroi në emër të PD: Mora garanci…

Nov 3, 2017 | 21:20
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbardhur detaje nga takimi me ministrin e brendshëm të Italisë, që ndodhet sot në vendin tonë në kuadër të prezantimit të raportit për luftën kundër kanabisit.

Basha me ministrin e brendshem italian
Basha me ministrin e brendshem italian

“Falënderova për kontributin e Italisë kundër krimit dhe trafikut, bashkëbiseduam për gjendjen kritike të luftën kundër krimit të organizuar në vend dhe mora garanci se Italia do të ndihmojë në këtë luftë për të dalë nga gjendja e rëndë e trafikut të drogës. Unë vlerësoj mesazhin e ministrit për goditje e organizatave të mëdha të trafikut dhe të të paprekshmëve, mesazh domethënës që tregon se Italia ka përkushtim serioz në këtë ndihmë. E sigurova se PD, unë dhe opozita do të vazhdojmë betejën tonë që në vend të mos ketë organizata që bëjnë ligjin, mos të ketë të paprekshëm”- tha Basha.

Pyetur nëse ka folur për cështjen Tahiri, Basha u përgjigj: Nuk bëj komente për cështje të veçanta.

Vizitë e papritur e Bashës në rezidencën e ambasadorit Italian

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në rezidencën e ambasadorit Italian në vendin tonë.

Lulzim Basha i ri

 

Burime të sigurta i thanë sot Panorama se lideri i opozitës ka qenë në takim në orën 13, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i brendshëm Italian që ndodhet për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në axhendën e shpërndarë nga Ministria e Brendshme, thuhej se ministri Italian Minniti do të takohej vetëm homologun e tij Fatmir Xhafaj dhe Presidentin Ilir Meta, dhe nuk ishte parashikuar takim me Bashën.

Takimi i mbajtur larg syrit të mediave ka zgjatur rreth 30 minuta dhe pjesë e bisedës besohet të ketë qenë trafiku i drogës, dosja “Habilaj” dhe akuzat për Sajmir Tahirin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura