Koronavirusi/ Shënohet viktima e dytë në Shqipëri, humb jetën 66-vjeçari nga Lushnja

Mar 18, 2020 | 8:59
SHPËRNDAJE

Shenohet viktima e dyte nga koronavirusi ne vendin tone.urgenca infektici korona

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion, ka njoftuar Ministria e Shendetesise.

Behet fjale per pacientin 66 vjecar nga Lushnja, i cili ishte shtruar ne Infektiv dhe ishte ne terapi intensive.

Ne momentin e shtrimit, pas konfirmimit se ai ishte pozitiv per koronavirusin, u be me dije se ai vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

Viktima e pare e koronavirusit ne vend, ishte nje grua 73-vjecare e cila nderroi jete ne spitalin e Durresit.

NJOFTIMI I MINISTRISE 

“Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion. 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale”,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura