Vërtetimi për praninë e variantit ‘Delta’ në Shqipëri, Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendim, çfarë do ndodhë me masat kufizuese

Jul 26, 2021 | 13:17
SHPËRNDAJE

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat kufizuese për shkak të situatës nga koronavirusi, edhe pas konfirmimit zyrtar se në vendin tonë qarkullon varianti indian i Covid-19, i njohur si ‘Delta’.

Lajmin e bëri me dije zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli:

“Komiteti teknik mendon që pavarësisht se në Shqipëri është i vërtetuar dyshimi i fortë për prezencën e variantit ‘Delta’ mbrojtja është njësoj e niveli i masave s’ka asnjë arsye që të ndryshojë.

Masat për të vijuar ta mbajmë situatën nën kontroll do jenë po ato që kanë qenë
pavarësisht nga qarkullimi i variantit Delta e që dihet e ka infektueshmërinë më të lartë.

Mbrojtja prej këtij varianti është e njëtë si me variantet e reja, do mbrohemi nëse do zbatojmë ato masa që kanë përcaktuar ekspertët, si mbajtja e maskave, që tashmë fatkeqësisht nuk po vihet re, sic janë qendrat tregtare, aeroortet, ndalimi i grumbullimeve dhe vazhdimi i orës policore nga ora 24:00 deri në 6 të mëngjesit, duke shoqëruar me orarin e muzikës deri në orën 23: 00. E vetmja mënyrë që kemi për t’u mbrojtur edhe nga varianti i ri është vaksinimi”, tha Rakacolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura