“Tirana 24 orë me ujë”, Veliaj pranon kushtet e LSI për rritjen e çmimit të ujit. Cilat janë

Jul 26, 2017 | 17:36
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije se ka pranuar propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

“Kemi votat per ta bere Tiranen me uje 24 orë. Bashkia do t’i percjelle ERU plan biznesin me gjithe propozimet e LSI”, tha Veliaj.

veliaj sociale

Ja deklarata e keshilltareve te LSI per kushtet:

Grupi i këshilltarëve të LSI do të vazhdojë t’i qëndrojë fort idesë se çështja e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë nuk mund të mbetet peng i interesave të vogla apo të mëdha të asnjë individi, biznesi të lidhur me politikën apo qoftë edhe e ndonjë partie politike. Ne jemi të qartë dhe të prerë në qëndrimin tonë që është kryekëput në mbështetje të interesit të qytetarëve të Tiranës. Për këtë e kushtëzojmë votën tonë me këto pika:

a). Të merren masa urgjente për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe furnizimin preferencial që i bëhet disa bizneseve për të luftuar informalitetin dhe për të rritur masën e faturimeve si mundësia reale për të rritur të ardhurat, me parë se të mendohet për rritjen e çmimit.

b). Të përjashtohen nga vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm të gjitha familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike si dhe të gjitha familjet e pensionistëve;

c). Të vendosen çmime të diferencuara për bizneset, në varësi të aktivitetit që ato kryejnë, me qëllim që konsumatorët e mëdhenj të ujit të pijshëm si fabrikat e birrës, te pijeve alkoolike dhe freskuese, fabrikat e mishit, të qumështit, të mermerit apo hotelet a komplekset e ngjashme me to, të mos kenë të njëjtat tarifa me baret, kafenetë apo zyrat e shërbimit me më pak se 5 punonjës!

d). Përsa i përket vendimit për dhënien me koncesion të ndërtimit të shkollave, ripërserisim qëndrimin tonë se jemi kundër çdo lloj koncesioni. Jo vetëm në nivel lokal dhe në atë qendror.

Nëse këto propozime të LSI-së nuk reflektohen në projektvendimin e mbledhjes së këshillit bashkiak, grupi i këshilltarëve të LSI-së në këshillin bashkiak të bashkisë së Tiranës, nuk do të jetë pjesë e vendimmarrjes në dëm të interesit të qytetarëve të Tiranës!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura