Varianti Omicron vjen edhe në Shqipëri, konfirmohen dy rastet e para. Analizat u dërguan në Gjermani

Dec 23, 2021 | 10:15
SHPËRNDAJE

Varianti i ri Omicron ka mbërritur edhe në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini, e cila tha se jane konfirmuar dy raste nga analizat e dërguara në Gjermani.

Nderkohe ajo u shpreh se vazhdon te jete prezent, varianti Delta. Sa i përket situatës epidemiologjike në vend, Tomini tha se ka një rënie të incidencës 2 javore, nga 171 në 140 raste për 100 mijë banorë dhe incidenca 1 javore vijon të ketë një tendencë në rënie nga niveli 294 në nivelin 284 rasteve për 100 mijë banorë.

“Nga ISHP sipas një procesi sistematik të dërgimit të mostrave të detektuara pranë laboratorit të virologjisë në ISHP në mënyrë sistematike, dërgimi i mostrave të detektuara që kanë sinjale të tjera të dyshuara për variante të tjera të Sars COV 2, kanë konfirmuar me ardhjen e tyre nga laboratori i referencës në Gjermani,  2 raste të Omicron në totalin e mostrave të dërguara përkundrejt seguencimit genomic”, tha Tomini.

Tomini bëri të ditur se duhet të respektohen masat anti-Covid, por bëri thirrje edhe për vaksnim.

“Vlen të theksojmë se duke qenë se kemi mbizotërim të Omicron masat për tu respektuar, maska, higjiena, por edhe minimizimi i grumbullimeve janë të rëndësishme dhe duhet të kombinohen me marrjen e vaksinës”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura