Urbani përplas këmbësorin te rruga e Durrësit, policia jep detajet (foto)

Nov 18, 2019 | 11:06
SHPËRNDAJE
fo
foto e e publikuar nga joq

Një i moshuar ka përfunduar në spital me lëndime pasi u përplas sot në rrugën e Durrësit nga një urban. 

Policia në njoftimin e parë tha se është shoqëruar në Komisariat shoferi i autobusit.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 10:28 në rrugën e “Durrësit” autobusi me drejtues shtetasin LL. N ka përplasur këmbësorin H. ZH.,77 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori shtetasi H. ZH ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i autobusit shtetasi LL. N është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura